09/09/2026
7 vite, mijëra histori, një familje – UNO Dental. 🤍
Më 9 shtator 2019 nisëm një ëndërr. Sot, pas 7 vitesh, e shohim sa shumë është rritur ajo ëndërr falë jush.
Gjatë këtyre viteve kemi pasur pacientë që na kanë falënderuar, na kanë rekomanduar te familjarët e tyre dhe janë kthyer përsëri tek ne. Për secilin prej tyre, faleminderit pafund. 🤍
Por rrugëtimi nuk ka qenë gjithmonë perfekt.
Kemi pasur edhe pacientë që janë larguar të pakënaqur, që kanë pasur pritshmëri të tjera apo që na kanë treguar se ku mund të bëjmë më mirë.
Dhe edhe për ta themi faleminderit.
Sepse një klinikë nuk rritet vetëm nga fjalët e mira.
Rritet edhe nga kritikat. Nga gabimet. Nga dëshira për t’u përmirësuar.
7 vite më vonë, nuk pretendojmë se jemi perfektë.
Por premtojmë se çdo ditë përpiqemi të jemi më të mirë se dje.
Faleminderit që na besuat shëndetin, buzëqeshjen dhe kohën tuaj.
Faleminderit që ish*t pjesë e këtyre 7 viteve.
UNO Dental – 7 vite bashkë. 🦷✨
Dhe historia jonë vazhdon… 🤍