Mollar Dental Implant Clinic

Mollar Dental Implant Clinic Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Mollar Dental Implant Clinic, Dentist & Dental Office, Ulica Dzhon Kenedi 1/11, Skopje.

06/03/2018
Çka janë implantet dentare dhe si funksionojnë?Kliko në videon më poshtë:
03/03/2018

Çka janë implantet dentare dhe si funksionojnë?

Kliko në videon më poshtë:

This video showcases what a dental implant is and how they work. We take a look at the procedure to place dental implants from start to finish.

Rast klinik. Punim me metodën flapless në nofullën e poshtme. Pas 3 muajsh është vendosur edhe punimi protetikor nga tit...
25/02/2018

Rast klinik.
Punim me metodën flapless në nofullën e poshtme.
Pas 3 muajsh është vendosur edhe punimi protetikor nga titanium-porcelan.

9 arsye përse duhet të zgjedhni implantet dentareNjë nga dilemat më të shpeshta që kanë pacientët është se si ti zëvendë...
25/02/2018

9 arsye përse duhet të zgjedhni implantet dentare

Një nga dilemat më të shpeshta që kanë pacientët është se si ti zëvendësojnë dhëmbët e humbur. Stomatologët ju këshillojnë se zgjidhja më e mirë për këtë problem është vendosja e implantit dentar. Në vijim do të lexoni 9 arsye përse duhet të vendosni për kryerjen e implantit dentar.

1. Imitojnë dhëmbin natyral – të gjitha sistemet e implantit janë të dizejnuara për zëvendësimin ideal të dhëmbit të humbur, mbi të cilin bëhet përgatitja e protezës e cila do ta rikthej besimin dhe buzëqeshjen tuaj.

2. Jetëgjatësi – implantet dentare janë biokompatible, domethënë jo të dëmshme për organizmin. Nëse janë të vendosura në mënyrë profesionale, dhe nëse e gjithë procedura është planifikuar nga i gjithë ekipi (nga dentist për implante, për proteza dhe nga teknik dentar) dhe nëse kujdeseni dhe mbani një higjenë të mirë, mund të zgjasin përgjatë gjithë jetës.

3. Rikthim i formës natyrale të fytyrës dhe buzëqeshjes - nëse ju mungojnë disa dhëmbë, konturet e fytyrës mund të ndryshohen, duke ju dhënë një pamje më të plakur. Implantet dentare janë të dizajnuara për ti dhënë një formë natyrale fytyrës dhe buzëqeshjes tuaj.

4. Mbrojtje të kockës së shëndetshme – hapësirat boshe në gojë pas humbjes së një apo më shumë dhëmbëve, shkakton humbjen e vëllimit të kockës. Implantet janë opsioni më i mirë për ta shpëtuar atë, dhe së bashku me të edhe funksionin dhe pamjen normale të skeletit të fytyrës. Nëse tashmë kocka është humbur dhe ju dëshironi të vendosni implant, edhe për këtë ekziston zgjidhje.

5. Probleme me protezat e lëvizshme - duhet të shmanget mbajtja e protezave. Nuk do të keni nevojë të shqetësoheni, nëse proteza është e paqëndrueshme, nëse do t’ju bjerë nga goja dhe do të duhet të përdorni ngjitës të ndryshëm për ti shmangur këto probleme. Higjena e implantëve dentare është e njejtë me atë të dhëmbëve natyral.

6. Flisni lehtë - implantet funksionojnë si dhëmbët natyral, dhe nuk ju pengojnë gjatë të folurit, ndërkohë që për protezat nuk mund të thuhet e njejta gjë.

7. Konsumoni ushqimin tuaj të preferuar dhe gëzojuni shijeve pa asnjë hezitim – me implant dentar mund të shijoni çdo lloj ushqimi, mund të kafshoni mollë, si dhe nuk do t’ju mblidhet ushqimi nën proteza.

8. Implanti nuk mund të prishet – një anë tjetër pozitive e implantit e ndryshe nga dhëmbi natyral, është fakti se nuk mund të prishet, por nëse nuk kujdeseni dhe nuk mbani higjenë të rregullt, si dhe nëse nuk kryeni kontrolle të rregullta, ekziston rreziku i shfaqjes së ndonjë infeksioni, i cili mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e implanteve.

9. Pa dhimbje - procesi i vendosjes së implantit është pa dhimbje dhe kryhet nën anestezi lokale.

Për çdo informacion shtesë dhe kontrollë FALAS prenotoni takimin tuaj me dentistin implantolog në kontakt telefonat:
+38975358888 (+viber)
+38970524083
+38926141345

Mollar Dental Implant Clinic
Rruga Xhon Kenedi 1/11
1000 Shkup

Çfarë janë implantet dentare?Implantet janë elemente në formë të rrënjës që kompensojnë dhëmbin e humbur dhe shërbejnë s...
25/02/2018

Çfarë janë implantet dentare?

Implantet janë elemente në formë të rrënjës që kompensojnë dhëmbin e humbur dhe shërbejnë si bazë për vendosjen e kurorave të porcelanit, urave të porcelanit dhe protezave me bazë akrilik. Përbërja e implanteve dentare është titaniumi i pastër i shkallës së 5-të, gjithashtu dhe implantet me përbërje TI6AL4V, ku përpos titaniumit kanë edhe alumin dhe vanadiumin në përbërjen e tyre ( titanium – 6%, aluminium – 4%, vanadium).

Pse është me rëndësi të kompensoni dhëmbët që ju mungojnë?

Ekzistojnë shumë arsye pse është me rëndësi t’i kompensoni dhëmbët që ju mungojnë:
• Nëse keni të gjithë dhëmbët do të keni më shumë vetëbesim.
• Kur dhëmbët janë të humbur, vendi ku kanë qenë dhëmbët në nofull fillon të tërhiqet dhe me kohë mund të humbni aq shumë kockë të disponueshme për vendosjen e implanteve, sa që do të ju nevojitet intervenim kirurgjik për kompensimin e kockës, me kockë artificiale.
• Humbja e dhëmbëve ndikon ne kualitetin e përtypjes dhe përzgjedhjen e ushqimit, shumë njerëzve të cilëve ju mungojnë dhëmbët nuk janë mirë të ushqyer, kjo mund të ndikoj në gjendjen e tyre shëndetësore.
• Humbja e dhëmbëve ndryshon kafshimin tuaj, ndryshimi i kafshimit tuaj të sjell deri te problemet me nyjën e nofullës tuaj.
• Humbja e dhëmbëve sjell deri te ndryshimet në të folur dhe gjithashtu ndikon në vetëbesimin tuaj.

Kush është kandidat potencial për vendosjen e implanteve dentare?

Pacientët cilët kanë shëndet të mirë oral dhe të përgjithshëm të cilët kanë humbur në mënyrë aksidentale një apo më shumë dhëmbë janë kandidat potencial, ndërsa ekzistojnë një numër i caktuar i sëmundjeve dhe gjendjeve tek të cilët është e kundërindikuar vendosja e implanteve, kujdesi i dobët i higjienës orale, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe duhanit dhe pacientët me imunitet të kompromituar.

Si realizohet vendosja e implanteve dentare dhe sa zgjat procedura e vendosjes?

Faza e parë është, implanti dentar i cili duket si një vidë apo cilindër, vendoset në kockë d.m.th. në vendin ku mungon dhëmbi, pastaj në kohë prej 2 deri në 6 muajve implantet lihen në kockë që të bëhet lidhja në mes të kockës dhe implantit në nivel qelizor (i ashtuquajtur osteointegrim). E tërë procedura fillestare e vendosjes zgjatë prej 30-60 minuta varësisht prej numrit të implanteve që ka për t’u vendos.
Faza e dytë, realizohet pas 2-6 muajve pasi të jetë bërë lidhja kockë-implant, kjo fazë është e nevojshme për zbulimin e implantit dhe vendosjen e pjesës, i ashtuquajtur Abutment që lidh punimin protetikor me trupin e implantit.

Sa gjatë qëndrojnë implantet dentare?

Implantet dentare janë përdorur për 30 vjet për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Ato mund të qëndrojnë tërë jetën varësisht sa i kushtoni kujdes shëndetit oral pas vendosjes. Si çdo restaurim tjetër stomatologjik edhe implant-dhëmbi i ardhshëm i juaj mund të dëmtohen nga trauma të ndryshme dhe të afektohen nga sëmundja e mish*t të dhëmbëve.
Hulumtimet e fundit tregojnë një mesatare të qëndrueshmërisë së implanteve prej së paku 10 vitesh!

Për çdo informacion shtesë dhe kontrollë FALAS prenotoni takimin tuaj me dentistin implantolog në kontakt telefonat:
+38975358888 (+viber)
+38970524083
+38926141345

Rruga Xhon Kenedi 1/11
1000 Shkup

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME RRETH IMPLANTEVE DENTAREImplanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vend...
25/02/2018

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME RRETH IMPLANTEVE DENTARE

Implanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vendosur në kockën e gojës,për të shtuar një dhëmb që mungon ose një urë ku mungojnë disa dhëmbë. Implantet janë të përbërë nga titani dhe janë plotësisht biocompatibile (të përshtatshme), me trupin e njeriut. Kjo është një mundësi ideale për njerëzit që kanë mbetur pa një ose më shumë dhëmbë. Implantet janë mbrojtës të dhëmbëve natyralë, duke përdorur implantet ne evitojmë përdorimin e dhëmbëve natyralë për një protezë fikse. Suksesi i implanteve është provuar pre më shumë se mbi 28 vite në mbarë botën, ku problemi i një dhembi të humbur është zgjidhur përgjithmonë.

Kush janë avantazhet e një implanti?

– Mban shëndetshëm dhëmbët ngjitur, për të shmangur frezimin e një dhembi natyral për një urë dhëmbësh, duke i lënë ato të pa prekur dhe të shëndetshëm.

– Mirëmbajtja dhe mos absorbimi i kockës alveolare, stimulon ruajtjen e kockës si një rrënjë e një dhembi natyral.

Duke krahasuar me një protezë dhëmbësh të lëvizshme, të pjesshme apo të plotë, përparësitë janë:

Aftësia për të përtypur, e cila bëhet e barabartë me atë të dhëmbit natyral duke rezultuar në përfitime ushqyese dhe tretje, të rëndësishme për të gjitha grupmoshat.

Mirëmbajtjen e muskujve normalë të fytyrës, me rikuperimin e një fytyre më rinore dhe natyrore.

Mungesa e inflamacionit gingival dhe dhimbjeve lidhur me paqëndrueshmërinë e protezave të lëvizshme nuk është i pranishëm.

Besim më të madh në të folur dhe qeshur, me një rritje pasuese në cilësinë e jetës.

Cilët janë pacientët që mund të vendosin implante?

-Të gjithë ata që nuk kanë elemente të dhëmbëve natyralë dhe gëzojnë një shëndet të mirë, në përgjithësi mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti.

-Kush e ka përfunduar fazën e rritjes, në mënyrë tipike, 16 vjeç për femrat, 18 për meshkujt.

-Pacientët që kanë pësuar traumë dhe kanë humbur disa dhëmbë.

-Pacientët që përdorin protezat parciale të lëvizshme ose totale të levizshme.

Në cilët pacientë është risku më i madh i humbjes të një implanti?

-Tek pacientët që kanë një atrofi (konsumim) të theksuar të kockës, dhe ku pacienti është i prekur nga sëmundje sistemike.

Implant-Tek pacientët me paradontozë (sëmundje të mishrave të dhëmbëve) dhe ku higjiena e gojës është shumë e ulët.

– Tek pacientët diabetikë (kur nuk mjekohet rregullisht) si pasojë e nivelit të lartë të sheqerit në gjak, mund të ndodhë infektimi i plagës, mbyllja e plagës ndodh shumë ngadalë si dhe procesi i integrimit te implantit me kockën mund të ketë probleme.

-Tek pacientët që pinë duhan apo konsumojnë shumë alkol, ekziston mundësia e dështimit, por dhe në rastet kur implanti është i suksesshëm, këto ndikojnë në jetëgjatësinë e tij.

-Tek pacienti alergjik ndaj materialeve të përdorura në ndërhyrjen kirurgjikale.

-Femrat në periudhën e menopauzës, si dhe në rastet kur kanë Osteoporozë, janë më të predispozuara që të mos kenë rezultat pozitiv me implantet.

Si procedohet për vendosjen e një implanti?

Për vendosjen e një implanti, fillimisht bëhet konsulta klinike ku shikohen shumë detaje vizive, pastaj merren disa analiza siç është një paronamex, dentalscan,etj, pastaj bëhet dhe anamneza e pacientit dhe pastaj vendoset mënyra e trajtimit me implant ose jo.

E kemi në dy faza .

-Faza e parë, është faza kirurgjikale ku bëhet vendosja e implantit në kockën e gojës.

-Faza e dytë, është pjesa protezike mbi implant.

Këshillat që duhet të dijë një pacient pas vendosjes së një implanti.

Të relaksohet: të shmangë çdo aktivitet fizik.

Terapia mjekësore: të ndjekë rrjedhën e antibiotikëve dhe anti-inflammatore.

Dhimbje:pas operacionit mund të ketë një dhimbje në zonën e operuar; nëse kemi dhimbje mund të mbështetemi në përdorimin e analgjezikëve të duhur.

Gjakderdhje: mund të jetë normale gjatë ditës së parë, pak gjakderdhje kur pështyjmë; duhet të shmangin ushqime dhe pije të nxehta në 12 orët në vijim pas ndërhyrjes.

Akull: aplikoni akull në faqe në intervale prej rreth 3-4 orë.

Temperaturë: mund të përjetojnë një rritje të lehtë në temperaturën në 48 orët e para, që mund të jetë normale.

Edemë: është e mundur që në zona të operuara mund të pësojnë ënjtje e cila rezulton në 48 orë; ndonjëherë mund të ketë pamjen e një hematome që do të zhduket në rreth një jave.

Higjienës orale: nuk përdoret furçë dhëmbësh në zonën e operuar për rreth dy ditë, thjesht lahen dhëmbët fqinje, është e këshillueshme për përdorim lëngu pastrues si (listerinë, clorexil etj)

Alkoli dhe duhani: që të shmanget për të paktën 2 javë, mund të vonojnë në shërimin e plagës dhe të jetë përgjegjës për post-dhimbje operative.

Për çdo informacion shtesë ose kontrollë FALAS prenotoni takimin tuaj me dentistin implantolog në kontakt telefonat:
+38975358888 (+viber)
+38970524083
+38926141345

Rruga Xhon Kenedi 1/11
1000 Shkup

Teknika FLAPLESS ✅Teknikë kirurgjike për vendosjen e implanteve dentare pa ngritjen e shtreses mukoperiostale (mish*t te...
22/02/2018

Teknika FLAPLESS ✅

Teknikë kirurgjike për vendosjen e implanteve dentare pa ngritjen e shtreses mukoperiostale (mish*t te dhëmbëve), ka shumë avantazhe: kohëzghatje e shkurtë e intervenimit kirurgjik, gjakderdhje minimale, vendosje e implanteve dentare per kohe me te shkurtë, mundësi minimale e resorbimit te kockes (ashtit) dhe ndezjes se ashtit, zvogëlim i mundësisë për komplikime postoperative. Gjithashtu kjo teknikë është plotesisht pa dhimbje, që ka rëndësi të veçantë për pacientët.

Me metodën flapless për vendosjen e implanteve dentare minimalisht e dëmtojmë indin e butë të gingivës dhe kockës së nofullave, ska prerje, ska qepje të mish*t të dhëmbëve dhe ska anjtje dhe dhimbje pasi të kryhet intervenimi. Gjithashtu për kohë shumë të shkurtër pas intervenimit ju do te mund te ushqeheni dhe funksiononi normalisht dhe kjo ndodh pasiqe mbrenda 10 orësh misherat e dhembeve sherohen nga intervenimi minimal që është nje avantazh shumë i madh për dallim nga metodat tjera.

Lidhur me detajet për intervenimin me metoden FLAPLESS ju lutemi na kontaktoni dhe vizitoni për konsultim FALAS në klinikën tonë me dentistin implantolog.

+38975358888 (+viber)
+38970524083
+38926141345

Rruga Xhon Kenedi 1/11
1000 Shkup

Implantet dentare janë zëvendësues të rrënjës së dhëmbëve. Ato përbëjnë një zgjidhje shumë të mirë për zëvendësimin në m...
21/02/2018

Implantet dentare janë zëvendësues të rrënjës së dhëmbëve. Ato përbëjnë një zgjidhje shumë të mirë për zëvendësimin në mënyrë fikse të dhëmbëve që ju mungojnë.
Përbërja e implanteve dentare është titaniumi i pastër i gradës së 5-të.
- Avantazhi i madh i implanteve është se ato ruajnë kockën e nofullave nga humbja (tkurrja).
-Zëvendësojnë një apo më shumë dhëmbë, pa prekur dhëmbët egzistues.
-Mund të mbajnë një urë fikse duke eleminuar nevojën e një proteze të lëvizshme.
-Sigurojnë suport për një proteze të lëvizshme duke e bërë atë më komforte dhe stabile.

Prenotoni konsultim FALAS:
+38975358888 (+viber)
Rr. Xhon Kenedi 1/11
1000 Shkup

Implantet dentare janë zëvendësues të rrënjës së dhëmbëve. Ato përbëjnë një zgjidhje shumë të mirë për zëvendësimin në m...
20/02/2018

Implantet dentare janë zëvendësues të rrënjës së dhëmbëve. Ato përbëjnë një zgjidhje shumë të mirë për zëvendësimin në mënyrë fikse të dhëmbëve që ju mungojnë.
Përbërja e implanteve dentare është titaniumi i pastër i gradës së 5-të.
- Avantazhi i madh i implanteve është se ato ruajnë kockën e nofullave nga humbja (tkurrja).
-Zëvendësojnë një apo më shumë dhëmbë, pa prekur dhëmbët egzistues.
-Mund të mbajnë një urë fikse duke eleminuar nevojën e një proteze të lëvizshme.
-Sigurojnë suport për një proteze të lëvizshme duke e bërë atë më komforte dhe stabile.

Prenotoni konsultim FALAS:
+38975358888 (+viber)
Rr. Xhon Kenedi 1/11
1000 Shkup

20/02/2018

Address

Ulica Dzhon Kenedi 1/11
Skopje
1000

Telephone

+38975358888

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mollar Dental Implant Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share