03/07/2025
🦷 Rahovecasit në Evropë – Dr. Dukagjin Sallteku, stomatolog me klinikë private në Berlin 🇩🇪
Një tjetër profesionist që na bën krenar është Dr. Dukagjin Sallteku, me origjinë nga komuna e Rahovecit, i cili sot jeton dhe vepron me sukses në Berlin, Gjermani.
Pasi përfundoi studimet e stomatologjisë në Turqi, ai hapi klinikën e tij në kryeqytetin gjerman, duke ofruar shërbime moderne, profesionale dhe të besueshme në fushën e stomatologjisë.
🦷 Me përkushtim ndaj pacientit dhe standarde të larta të trajtimit, Dr. Sallteku ka ndërtuar emër dhe besim në mesin e komunitetit shqiptar dhe gjerman.
✅ Ai është një shembull frymëzues për të rinjtë që duan të ndjekin rrugën e dijes dhe suksesit në diasporë.