Dielli Dent

Call Website Contact the practice

Dielli Dent Dielli Dent

10/02/2026

Faleminderit , kënaqësi t'ju kemi pacient tërë familjen tuaj të mrekullusheshme!

🇵🇹 Këtë herë, Lisbonë , Portugali !Në një rrugëtim që prej vitesh e ka çuar dijen dhe përvojën klinike nga Kosova në ske...
09/30/2026

🇵🇹 Këtë herë, Lisbonë , Portugali !

Në një rrugëtim që prej vitesh e ka çuar dijen dhe përvojën klinike nga Kosova në skena ndërkombëtare, këtë herë Dr. Bardhyl Rraci ngjitet në skenën e EAO Congress 2026 në Lisbonë , një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare të implantologjisë!

Si ligjerues (speaker) në sesionin Clinical Innovations, ai prezantoi qasjen dhe përvojën e tij në implantologjinë e avancuar, përpara mjekëve, kirurgëve, implantologëve dhe profesorëve nga e gjithë bota.

Një zë shqiptar në skenat ndërkombëtare të implantologjisë duke përfaqësuar Kosovën dhe mjekësinë shqiptare, aty ku shkenca dhe inovacioni shkëlqejnë 🇦🇱

🇬🇧 London (Royal College • ADI • Royal Society of Medicine) • 🇬🇧 Birmingham • 🇲🇨 Monaco • 🇮🇹 Napoli • 🇲🇾 Kuala Lumpur • 🇺🇸 Boston • 🇺🇸 Washington D.C. • 🇵🇹 Lisbon.

Dhe rrugetimi vazhdon ...

08/27/2026
Prej kohësh nuk kemi ndarë me ju raste nga klinika jonë,  për shkak të angazhimeve të shumta. Megjithatë, këtë histori n...
08/25/2026

Prej kohësh nuk kemi ndarë me ju raste nga klinika jonë, për shkak të angazhimeve të shumta. Megjithatë, këtë histori nuk mundëm ta mbanim vetëm për vete.

Pacienti ynë erdhi nga Saranda, pas shumë vitesh shmangieje të trajtimeve dentare. Frika e tij nga dentisti kishte nisur që në fëmijëri dhe, siç na tregoi vetë, ishte aq e madhe sa, kur dentisti kishte ardhur në shkollë, ai kishte kërcyer nga kati i dytë vetëm për t’iu shmangur kontrollit.
Ky episod tregon qartë nivelin e ankthit dhe fobisë me të cilën kishte jetuar për vite me radhë.

Kur erdhi te ne, nofulla e sipërme ishte pa dhëmbë dhe me atrofi të theksuar.
Rehabilitimi i saj ishte një sfidë e veçantë dhe u bë i mundur vetëm falë vendosjes së implanteve trans-sinusale dhe pterigoide. Nofulla e poshtme ishte më e lehtë për t’u rehabilituar.

Pas vlerësimit të kujdesshëm, i shpjeguam se trajtimi mund të realizohej brenda një jave. Dhe kështu ndodhi: ai u largua nga klinika me dhëmbë të përkohshëm funksionalë dhe relativisht te bukur .

Fotot që po ndajmë sot tregojnë rezultatin përfundimtar, pas vendosjes së urave definitive mbi implante .

Për ne, nga asgjë ,të bëjm rikthimin e buzëqeshjes, të folurit, mundësisë për t’u ushqyer dhe, mbi të gjitha, i vetëbesimit dhe cilësisë së jetës janë mision i shenjët!

Kënaqësia më e madhe është kur, pas përfundimit të trajtimit, nuk shkëlqejnë vetëm dhëmbët e pacientit, por edhe sytë e tij.

Dielli Dent
Buzëqeshje që bën dritë.

Dr. Bardhyl Rraci nderohet në Londër me çmimin “Albanian Star 2026”Londër, 21 Qershor 2026 –Dr. Bardhyl Rraci është nder...
06/22/2026

Dr. Bardhyl Rraci nderohet në Londër me çmimin “Albanian Star 2026”

Londër, 21 Qershor 2026 –

Dr. Bardhyl Rraci është nderuar në Londër me çmimin “Albanian Star 2026”, një vlerësim që u ndahet shqiptarëve të suksesshëm në diasporë, të cilët me punën, profesionalizmin dhe integritetin e tyre kontribuojnë në ngritjen e autoritetit dhe imazhit të shqiptarëve në skenën ndërkombëtare.

Ceremonia u organizua nga Albanian Union dhe u mbajt në The Royal Regency, ku morën pjesë personalitete të njohura nga fusha të ndryshme të jetës akademike, profesionale, biznesore dhe kulturore shqiptare.

Në motivacionin e çmimit u theksua se Dr. Rraci përfaqëson më së miri vlerat e shqiptarëve jashtë vendit, duke promovuar me dinjitet identitetin shqiptar dhe duke dëshmuar se puna, profesionalizmi dhe përkushtimi mund ta bëjnë emrin e shqiptarëve të respektohet në mbarë botën.

Ky vlerësim vjen pas një serie arritjesh ndërkombëtare të Dr. Rracit, i cili në vitin 2024 u shpall “Best Oral Surgeon of the Year” në Londër i dhe vazhdon të njihet për kontributin e tij në kirurgjinë orale dhe implantologjinë moderne.

Gjatë viteve të fundit ai ka prezantuar punën dhe inovacionet e tij klinike në fushën e implantologjisë dentare në disa nga institucionet dhe forumet më prestigjioze ndërkombëtare, duke ligjëruar dhe prezantuar në Royal College of Surgeons of England, Royal College of Physicians, Royal Society of Medicine, Association of Dental Implantology (ADI), British Dental Association, si dhe në kongrese dhe universitete në London, Naples, Monaco, Boston, Washington D.C, Kuala Lumpur dhe qendra të tjera të rëndësishme akademike.

Në fillim të vitit u pranua për të prezantuar punën e tij edhe në Universitetin e Harvardit , duke qenë klinikat e tij pjesë e një grupi të vogël (47) të përzgjedhur institucionesh dhe profesionistësh nga mbarë bota. Puna e tij është fokusuar në zhvillimin e metodave inovative në implantologji, veçanërisht në trajtimin e rasteve komplekse estetike dhe rehabilitimin e nofullave të atrofizuara, fusha në të cilat ka fituar vlerësim dhe mirënjohje ndërkombëtare.

Momenti më emocionues i mbrëmjes ishte fjalimi i tij, i cili u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.
Në vend që ta përqendronte vëmendjen te sukseset personale, Dr. Rraci zgjodhi ta ndajë këtë nder me ata që, sipas tij, kanë qenë frymëzimi më i madh i jetës së tij.

Në fjalën e tij ai u shpreh:

“Ky çmim u dedikohet yjeve të mi shqiptarë,që ju nuk i njihni , shokëve të luftës, të cilët më mësuan se çfarë do të thotë sakrifica për atdhe.
Ata kanë qenë dhe mbeten frymëzim i përhershëm në rrugëtimin tim...”

Me respekt të veçantë ai përmendi emrat e bashkëluftëtarëve të rënë për liri:

* Luan Qerimaj
* Fetah Selca
* Rexhep Tafa
* Beslim Alija
* Haki Krasniqi

I lindur në Kosovë, Dr. Bardhyl Rraci iu bashkua luftës çlirimtare në moshën 17-vjeçare. Pas luftës ai vazhdoi rrugën e dijes dhe profesionit, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare .
Sot ai është themelues i klinikës Dielli Dent, me afro dy dekada aktivitet profesional dhe me një reputacion të jashtëzakonshëm, i vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale nga pacientë vendas dhe ndërkombëtarë.

Çmimi “Albanian Star 2026” përfaqëson jo vetëm një vlerësim për arritjet profesionale të Dr. Rracit, por edhe një dëshmi se shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë në botë përmes dijes, inovacionit, punës së ndershme dhe përkushtimit ndaj komunitetit.

Nga Prishtina dhe Klina, deri në Londër, Boston, Washington D.C, Kuala Lumpur dhe qendra të tjera akademike ndërkombëtare, rrugëtimi i Dr. Bardhyl Rracit përfaqëson historinë e një shqiptari që me dije, punë dhe përkushtim ka arritur ta shndërrojë suksesin personal në krenari kombëtare, duke dëshmuar se shqiptarët mund të jenë ambasadorët më të mirë të vendit të tyre kudo në botë.

Address

Rruga Shaqir Ingrishta Nr 1
Klinë, SC
10000

Opening Hours

Monday 9am - 5pm
Tuesday 9am - 5pm
Wednesday 9am - 5pm
Thursday 9am - 5pm
Friday 9am - 5pm
Saturday 10am - 2pm

Telephone

+38344232699

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dielli Dent posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dielli Dent:

Shortcuts

Share